Lajme
Çollaku i PDK-së tregon se çfarë tha Lajçaku në takimin me kryesinë e PDK-së
Demokracia
19:09 | 29 Qershor 2022

Share:

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike të Kosovës, Bekim Çollaku, ka folur për vizitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, që e pati në selinë e këtij subjekti.

Ai, ka deklaruar se ai nuk është se bisedoi shumë për shkak se, sipas tij, Lajçak nuk kishte për çka të fliste, pasi thotë se PDK-ja çdoherë i ka qëndrimet e njëjta sa i përket këtij procesi.

“Më tepër ishte falënderues me PDK-në që ka qenë konstruktive në këtë proces. Nuk kishte për çka të thoshte dhe për çka të na ftonte sepse kemi qenë konstruktivë për aq kohë sa ky proces nuk devijon nga qëllimi i tij, qëllimi primar është arritja e marrëveshjes përfundimtare. Kjo çka po shohim viteve të fundit është rikthim në të kaluarën, ka thënë Çollaku në Klan Kosova.

Çollaku ka shtuar se vizita e Lajçakut në Kosovë ishte pas arritjes së udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë. Sipas tij, ky është një momentum pozitiv në dialogun që kishte vite pa arritur ndonjë rezultat.

Të ngjashme