Lajme
Coca-Cola dhe Pepsi ndërpresin operimin në Rusi
Demokracia
22:44 | 08 Mars 2022

Share:

Kompania Coca-Cola dhe Pepsi janë marka e fundit shumëkombëshe që njoftuan se ka ndërprerë përkohësisht të gjithë biznesin në Rusi, pas njoftimeve të ngjashme sot nga McDonald’s dhe Starbucks.

Coca-Cola këtë e bëri të ditur përmes një deklaratë të lëshuar në orët e mbrëmjes.

“Kompania Coca-Cola njoftoi sot se po pezullon biznesin e saj në Rusi. Zemrat tona janë me njerëzit që po durojnë efekte të pandërgjegjshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë situatën me evoluimin e rrethanave”, thuhet në njoftim.

Njoftim të ngjashëm ka lëshuar edhe Pepsi.

Të ngjashme