Lajme
Coca-cola dhe hamburgerë në takimin Kurti-Vuçiq, kjo është analiza e ekspertit të protokollit
Demokracia
21:43 | 20 Gusht 2022

Share:

Eksperti i çështjeve protokollare, Tomorr Avdia, ka komentuar takimin e fundit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, dhe faktin se në tavolinë për dy liderët ishin servuar hamburgerë dhe coca-cola.

Avdia ka thënë se servimi i pijeve të tilla ka treguar një joseriozitet të madh.

“Këto janë elemente të ulta” ka thënë Avdia për Klan Kosova, duke potencuar se servimi i pijeve dhe ushqimeve të tilla shkon edhe deri tek nuancat e qesharakes.

Ai tutje ka thënë se Vuçiq ka qenë më i tensionuar, derisa Kurti ka qenë më i relaksuar.

Tomorr Avdia ka thënë se Vuçiq ka thyer protokollin edhe kur s’ia ka zgjatur dorën Josep Borellit.

“Kjo shkon deri në nuanca të injorimit”, ka thënë Avdia.

Të ngjashme