Lajme
CNN: Tetë anëtarë të një familjeje – pesë fëmijë – u vranë nga sulmi ajror izraelit në Rafah
Demokracia
12:55 | 18 Prill 2024

Share:

Një sulm ajror izraelit la të vrarë tetë anëtarë të një familjeje në Rafah të Gazës të mërkurën në mbrëmje, sipas një gazetari që punon për televizionin CNN, i cili citoi zyrtarë të spitalit.

Sulmi ajror ndodhi në lagjen Al-Salam, në pjesën jugore të qytetit Rafah, raporton televizioni amerikan.

Trupat e viktimave – të gjithë të familjes Ayyad, që ishte zhvendosur nga qyteti Gaza, që shtrihet në pjesën veriore të enklavës – u sollën në spitalin “Abu Yousuf Najjar”.

Në mesin e tetë të vrarëve ishin pesë fëmijë, sipas një liste të ofruar nga një zyrtar i spitalit.

Televizioni CNN ka kërkuar koment nga ushtria izraelite për këtë rast.

Të ngjashme
Lajme • 01 Maj 2024