Lajme
CNN: Rusët filluan tërheqjen e një pjese të trupave pranë Kievit
Demokracia
17:12 | 29 Mars 2022

Share:

Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Rusia ka filluar të tërheqë disa forca nga kryeqyteti ukrainas, tha gazetari i CNN-it, Jim Sciutto në një program të drejtpërdrejtë, transmeton Demokracia.com.

Zyrtarët thonë se Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si një ndryshim të madh në strategji. Gjithashtu thuhet se grupet taktike të batalionit rus janë tashmë në lëvizje.

Zyrtarët shtuan se kjo u vlerësua si një veprim afatgjatë sepse Rusia pranoi dështimin e saj për të avancuar në veri të vendit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi pasdite se kishte vendosur të “ulë rrënjësisht aktivitetet ushtarake pranë Kievit dhe Chernihiv” pas bisedimeve të sotme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara mbeten skeptike ndaj synimeve të Rusisë dhe tha se ai nuk e ka parë ende seriozitetin e vërtetë, por deklaratat e reja nga zyrtarët duket se e kundërshtojnë këtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme