Lajme
CNN: CIA ndihmoi ushtrinë ukrainase për të goditur anijen “Moskva”
Demokracia
07:57 | 06 Maj 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës informacione të mjaftueshëm për lëvizjet e forcave ruse, të cilat rezultuan në vrasjen e disa gjeneralëve rusë nga ushtria ukrainase.

Lajmi u dha nga disa burime të informuara për CNN të cilat deklarojnë se dhe fundosja e anijes së luftës Moskva erdhi si pasojë e të dhënave të detajuara nga amerikanët.

Pasi pa një luftanije ruse në Detin e Zi, Kievi komunikoi me kontaktet e tij amerikane për të konfirmuar nëse ishte Moskva. Shtetet e Bashkuara konfirmuan se ishte kryqëzori dhe dhanë informacione për vendndodhjen e tij.

Është e paqartë nëse SHBA e dinte nëse Ukraina do ta sulmonte anijen ruse dhe nuk ishte e përfshirë në vendim./A2CNN

Të ngjashme