Sport
Ç’ndodhi në çatinë e stadiumit të Dortmundit? Burri i maskuar “trembi” arbitrin e sfidës Gjermani-Danimarkë
Demokracia
14:12 | 01 Korrik 2024

Share:

Sfida e fazës së 1/8 të Europianit mes Gjermanisë dhe Danimarkës ishte e veçantë edhe për faktin se u ndërpre në minutën e 35-të pasi Dortmundi u përfshi nga një stuhi me erë të fortë, breshër dhe vetëtima e bubullima.

Gjyqtari Michael Oliver i ktheu futbollistët dhe stafet përkatëse në dhomat e zhveshjeve, por ndërprerja prej stuhisë që zgjati rreth 25 minuta nuk ishte e vetmja në këtë takim.

Bilbili për fillimin e pjesës së dytë vonoi të binte për shkak se një person i maskuar dhe me çantë shpine u ngjit në çatinë e stadiumit Signal Iduna Park, duke ngritur alarmin te autoritetet gjermane.

Një ditë më vonë, mediat gjermane raportuan se personi i maskuar ishte një 21-vjeçar nga Osnabrück, një qytet në veri të Dortmundit. Ai është arrestuar, ndërsa policia ka theksuar se “në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për personat e tjerë në stadium”.

Teksa UEFA nuk i transmetoi pamjet, fotografët kapën momentin kur kapitenët e Gjermanisë dhe Danimarkës, Ilkay Gündoğan dhe Kasper Schmeichel, shikonin drejt çatisë së stadiumit të Dortmundit me gjyqtarin Oliver dhe ndoqën aksionin e policisë.

“Një person është ngjitur në çatinë e stadiumit në orën 22:27. Forcat e policisë morën pjesë për të folur me personin dhe për të siguruar kalimin e sigurt nga çatia. Për ta bërë këtë, helikopteri i policisë ndriçoi çatinë e stadiumit. Për momentin, nuk mund të jap informacion për motivin dhe identitetin e këtij njeriu”, tha zëdhënësi i policisë gjermane Peter Bandermann të dielën në mbrëmje për incidentin

Të ngjashme