ShowBiz
Ç’ndodhi? Arrestohet Travis Scott
Demokracia
09:46 | 21 Qershor 2024

Share:

Travis Scott (emri i vërtetë i së cilit është Jacques Bermon Webster) është arrestuar në Miami, pasi dyshohet se ka shkelur ligjin në gjendje të dehur. Arrestimi i tij ndodhi në orën 1:45 (me orën lokale), pas një debati në një jaht. Në raportin e arrestimit, thuhet se policia u informua për të kontrolluar se ç’po ndodhte në jaht, pasi u pa Scott duke u bërtitur njerëzve që ndodheshin në mjetin e lundrimit.

Ç’ndodhi? Arrestohet Travis Scott

Oficerët u shprehën se folën me reperin dhe mund të ndjenin aromën e rëndë të alkoolit në frymën e tij. Sipas raportit të policisë së Miami-t, Travis u mundua të largohej nga doku i jahtit, por në vend të kësaj, bëri hapa mbrapsht dhe vijoi t’u bërtiste njerëzve. Më tej, ai ia doli të largohej, por 5 minuta më vonë, tentoi të rikthehej sërish.

Oficerët u përpoqën që të komunikonin me të, por reperi nuk iu bind urdhrave të tyre, duke u sjellë në mënyrë “të çrregullt”. Në raport thuhet se më vonë, Travis pranoi se kishte konsumuar alkool, me justifikimin se është në Miami.

Përfaqësuesit e reperit që është nominuar 10 herë për çmimin Grammy, bënë një reagim mbi situatën e ndodhur: “Nuk ka pasur asnjë përleshje fizike. Falenderojmë autoritetet që kanë punuar direkt me ne për një zgjidhje të shpejtë dhe miqësore”, u shprehën ata, duke hedhur poshtë pretendimet për një përplasje fizike.

Të ngjashme