Lajme
“Çmimi i ushqimeve më i larti që nga viti 1990”
Demokracia
17:39 | 08 Prill 2022

Share:

Çmimet e ushqimeve në mbarë botën kanë arritur nivelin më të lartë, që kur Kombet e Bashkuara filluan t’i gjurmonin në vitin 1990.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit përmes një raporti ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur edhe si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, përcjell Demokracia.com.

Sipas raportit, indeksi i çmimeve të drithërave lidhet direkt me konfliktin Rusi-Ukrainë, duke shënuar një rritje prej 17.1 për qind gjatë muajit mars.

“Federata Ruse dhe Ukraina, së bashku, përbënin përkatësisht rreth 30% dhe 20% të eksporteve globale të grurit dhe misrit, gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në raport, përcjell Demokracia.com.

Vlen të përmendet se ditëve të fundit, është rritur dukshëm edhe çmimi i derivateve.

Derisa në Evropë ka nisur të ulet çmimi i naftës, në Kosovë ende qëndron në një shifër më të lartë, të cilën shumë qytetarë janë ankuar se nuk mund ta përballojnë.
Në këtë kohë të rritjes së çmimeve të produkteve bazike, qytetarët e Kosovës përballen edhe me rritjen e çmimit të energjisë elektrike./Demokracia.com/

Të ngjashme