Vetura “Ford Escort” të cilën Princi Charles i bëri dhuratë fejese princeshës Diana, u shit për 60 mijë euro.
Fillimisht vetura mendohej të shitej për 35-46 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
“Ford Escort” u shit me numrin origjinal të regjistrimit, të njëjtën ngjyrë dhe bashkë me radion.
Nuk është hera e parë që një automjet Diana shitet për një shumë mbresëlënëse – kabrioja e saj Audi u shit vitin e kaluar për 68 mijë euro (80,300 dollarë). /Demokracia.com/