Lajme
Çmimi i rrymës, Qeveria së shpejti i dërgon komentet në ZRrE
Demokracia
13:04 | 25 Janar 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se së shpejti Qeveria do të dërgojë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë, lidhur me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Ai tha se këtë e pret edhe nga ministrat e linjës dhe Kuvendi në mënyrë që bordi i ZRrE-së bazuar me raportin e vetë, t’i trajtojë edhe sugjerimet e të tjerëve.

“Ne do t’i dërgojmë komentet tona. ZRrE është institucion i pavarur shtetëror. Ta zëmë, unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesuesit të bordit, mirëpo ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi do t’i dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që bordi i ZRrE-së bazuar me raportin e vet, t’i trajtojë edhe sugjerimet e të tjerëve”, tha Kurti për mediat.

 

Të ngjashme