Sport
Çmimi i portierit të vitit dhe mospërfshirja në 11-shen më të mirë, reagon ashpër Stivi Frashëri
Demokracia
15:19 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri ka reaguar ashpër pasi nuk fitoi çmimin e portierit të vitit dhe mospërfshirjen në 11-shen më të mirë.

Enea Koliqi i Gjilanit e fitoi çmimin “Portieri i Vitit” nga Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Gardiani” i Ballkani, Frashëri nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram ka publikuar një video duke dhënë një mesazh.

“Faleminderit për mbeshtetjet fallco. Turp për gjithçka që kam bërë për ju” – ka shkruar Frashëri.

Stivi Frashëri ishte portier i Ballkanit në edicionin kur ekipi suharekas u shpall kampion për herë të parë.

Portieri shqiptar bëri paraqitje mbresëlënëse edhe në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës./Demokracia.com/

Të ngjashme