Lajme
Çmimi i peletit në Kosovë shkon nga 179 në 400 euro për ton
Demokracia
12:41 | 13 Korrik 2022

Share:

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka reaguar në profilin e tij në Facebook duke thënë se çmimi i peletit nga 179 euro sa ishte në vitin 2021 një ton, ka shkuar në 400 euro këtë vit.

Lutfiu ka pyetur nëse ka kush merret me prodhuesit apo ata që importojnë këtë material për ngrohje.

“Dallimet në çmime: Korrik 2021, një ton pelet 179 euro.

Korrik 2022, një ton pelet 400 euro!

A ka kush merret me prodhuesit dhe importuesit e peletit?”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024