Lajme
Çmimi i naftës në botë bie derisa tek ne paralajmërojnë se do të shkoj në 2.50 euro
Demokracia
09:48 | 10 Mars 2022

Share:

Pas një ngritje shqetësuese të çmimeve të naftës, aktualisht ka një stabilitet të tyre edhe pse në vendin tonë po vazhdon të ndodh e kundërta.

Thuajse për çdo ditë për një litër vlera ishte ngritur deri në 10 cent apo më tepër.

Sipas OIL PRICE, një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 114 dollarë nga 124 dollarë sa ishte një ditë më parë.

Përpos kësaj, nafta WTI po tregohet me 110 dollarë kundrejt asaj 119 dollarë sa ishte për barrel.

Ditë më parë naftëtarët në Kosovë kishin paralajmëruar se çmimi i naftës për një litër do të arrijë deri në 2.50 euro.

E lidhur me këtë situatë të krijuar, ministrja e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha dje se nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë në tregun e Kosovës.

Poashtu ajo deklaroi se bashkë me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produktin në treg.

“Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet, por mund të marrim masa. Ne kemi marr masa të ndryshme, duke filluar nga nafta. Mund të këtë edhe devijime të çmimit në treg, ku tregtohen furnizohen ndoshta dje në Durrës, kurse sot caktojnë çmimin sipas bursës”, ka theksuar Hajdari.

E furnizimi me naftë tek ne deri tani arriti në 1.70 euro për litër, apo çmimi më i lartë që prej 20 vitesh.

 

Të ngjashme