Sport
Çmimi i Man Cityt për “Klubin më të mirë” të vitit, reagon Ancelotti
Demokracia
18:29 | 18 Tetor 2022

Share:

Carlo Ancelotti thotë se ai respekton Manchester Cityn, por insiston se Real Madridi ishte skuadra më e mirë në 2022.

Gjigantët e Premierligës u shpallën skuadra më e mirë për vitin 2022, duke mposhtur Liverpoolin dhe Real Madridin, të cilët përfunduan në vendin e tretë gjatë ndarjes së mbrëmshme të Topit të Artë, shkruan Demokracia.com.

“Mbretërit” fituan tre trofe në sezonin 2021-22, duke përfshirë një titull në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.

Sulmuesi i tyre Karim Benzema fitoi Topin e Artë, ndërsa Carlo Ancelotti u shpall trajneri i vitit nga UEFA në gusht.

Kur u pyet për mendimet e tij për çmimin për Manchester Cityn, Ancelotti tha: “Nuk i di kriteret për këto çmime. Nuk mendoj se ata nuk flasin për skuadrat sepse Real Madridi  ishte skuadra më e mirë, që fitoi Ligën e Kampionëve, por për sa i përket asaj që e bën klubin më të mirë nuk e di”.

Real Madrid e eliminoi Cityn nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe mundi Liverpoolin në finale.

Asnjë trajner nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve më shumë herë se Ancelotti i cili e ka ngritur Kupën me Veshë të Mëdhenj katër herë në karrierën e tij.

Strategu italian ka konfirmuar së fundmi se do t’i japë fund karrierës pasi të përfundojë periudha e tij aktuale në Madrid. Kontrata e tij është deri në qershor 2024./Demokracia.com/

Të ngjashme