Lajme
Çmimi “Anton Çetta” ndahet për Frrok Kristajn
Demokracia
13:12 | 18 Janar 2021

Share:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka shpallur Frrok Kristajn fitues të çmimit vjetor “Anton Çetta”, në fushën e trashëgimisë kulturore e shpirtërore.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se falë angazhimit, kanë arritur që në kohë pandemie të pasurohet trashëgimia kulturore.

Në kohë të pandemisë është pasuruar jeta kulturore në Prishtinë, si rrallë ndonjëherë, duke pasur parasysh kushtet me të cilat jemi. Ju përgëzoj për punën që keni arritur në këtë pikë që të ndajmë çmime me emrin e një personi, që gëzon respektin e secilit qytetar shqiptar në mbarë botën. Ne muajin e nëntorit e kemi shpallur muaj të Anton Çettës. Në këtë sallë kemi pasur disa organizime dhe më vjen mirë që sot jemi në këtë ditë tash në fillim vit, për ndarjen e çmimeve. I përgëzoj për punën që kanë bërë edhe juria dhe ata që do marrin këtë çmim”, tha ai.

Kurse, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi deklaroi se sot po ndahet çmim në emër të një personaliteti i cili kontribuoi në zhdukjen e hasmërisë në Kosovë.

Ajo tha se shembulli i Frrok Kristajt duhet të përcillet tutje nga gjeneratat e reja.

E uroj zotërinë Frrok Kristaj, ky çmim është një vlerësim i lartë që i bëhet punës dhe angazhimit të tij, dhe ky shembull duhet të ndiqet nga gjeneratat e reja, studiues të cilët me angazhimin e tyre do të lartësojnë edhe më shumë jetën dhe veprën e profesor, Anton Çettës. Si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në formimin tim kapital edukativ-familjar, gjithmonë ka qenë orientim që t’i respektojmë figurat tona kombëtare, të cilat do i drejtojnë gjeneratat e reja”, theksoi Dumoshi.

Ndërsa, fituesi i çmimit vjetor “Anton Çetta”, Frrok Kristaj tha se ndihet mirë që u nderua me çmimin “Anton Çetta”, me të cilin kishte punuar shumë në mbledhjen e folklorit.

Ju falënderoj për këtë nderim që më keni bërë mua, dhe në veçanti duhet të falënderoj familjen Çetta, me të cilën përmes profesor Antonit jam njoftuar në 68’, dhe kam punuar shumë në mbledhjen e folklorit dhe shumë aspekte të tjera e kam pasur mik të familjes dhe shtëpisë“, u shpreh Kristaj.

Anëtari i jurisë, Arsim Canolli në arsyetimin e jurisë, tha se juria ka vendosur që çmimin vjetor “Anton Çetta” ta ndajë për Frrok Kristaj, për shkak të angazhimit gjysmë shekullor në dokumentimin e kulturës shpirtërore.

Ky nderim për Anton Çettën tregon se Kosova i nderon prijatarët e saj. Paraprakisht më lejoni që në emër të jurisë tu shprehi mirënjohje dhe vlerësim të gjithë të nominuarve për punën e tyre, në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore. Në përputhje me kriteret përkatëse për nominim të çmimit vjetor “Anton Çetta” që jepet në shenjë nderimi dhe vlerësimi për personalitetet e shquara në fushën e trashëgimisë kulturore e shpirtërore ka vendosur që ky çmim për herë të parë sivjet t’i jepet Frrok Kristajt, për punën e tij mbi gjysmë shekulli në avancimin e kulturore shpirtëror dhe ndikimin e tij në mbledhjen dhe dokumentimin e promovimit të saj”, theksoi ai

Të ngjashme