Lajme
Çmimet në Kosovë pësuan rritje në muajin gusht
Demokracia
17:48 | 11 Shtator 2021

Share:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht 2021, duke treguar se çmimet gjatë këtij muaji kanë pësuar ngritje 1.2 përqind në krahasim me muajin korrik, ndërsa nga muaji gusht 2020 deri gusht 2021 çmimet janë rritur për 4.7 përqind .

Sipas këtij raporti inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 1.2% në muajin gusht 2021, krahasuar me muajin korrik 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.4%); mish (1.1%); qumësht, djathë dhe vezë (3.7%); perime (9.4%); pije alkoolike (1.0%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (2.7%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1.7%); blerje e automjeteve (0.3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.6%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (9.0%) – (ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK.

Po ashtu, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2021 me muajin gusht 2020 ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7%.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (0.9%); qumësht, djathë dhe vezë (7.4%); vajra dhe yndyra ushqimore (28.5%); perime (21.3%); pije alkoolike (4.4%); duhan (2.7%); gaz (10.4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8.9%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.8%); pajisje shtëpiake (3.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (2.2%); blerje e automjeteve (1.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (1.6%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (26.2%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (6.6%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (4.4%) – (ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), shërbimet telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunim i informatave (3.1%); pushime të organizuara turistike (15.2%); shërbime hoteliere (0.8%); shërbime financiare (4.2%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-5.5%) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1 për qind) në IHÇK. /Demokracia.com/

Të ngjashme