Sport
Çmimet e UEFA-s: Chelsea dominon por Haaland  shkruan historinë
Demokracia
20:37 | 26 Gusht 2021

Share:

Gjatë hedhjes së shortit për Champions League 2021/22 janë zgjedhur edhe më të mirët e sezonit të kaluar.

Portieri më i mirë i sezonit të kaluar është zgjedhur portieri i Chelsea-t, Benjamin Mendy. Mbrojtësi i mirë është shpallur Ruben Dias i Manchester City-t. Një tjetër vlerësim për kampionët e Europës ka ardhur në mesfushë, me N’Golo

Kante që është shpallur mesfushori më i mirë. Sulmuesi më i mirë është shpallur Erling Haaland, i cili është bërë edhe lojtari më i ri në histori që e fiton këtë çmim.

I ka shkuar Chelsea-t edhe çmimi i Lojtari të Vitit, i fituar nga Jorginho. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me çmimin për trajnerin e vitit, që është fituar nga Thomas Tuchel. /Demokracia.com

Të ngjashme