Sport
“Çmendet” trajneri në Argjentinë, shkakton faull dhe ndëshkohet me të kuq
Demokracia
11:14 | 30 Korrik 2022

Share:

Futbolli latin dhuron gjithmonë beteja sportive dhe emocione të veçanta. Pasioni është shumë i madh, saqë edhe trajnerët me raste e humbasin fare dhe bëhen protagonistë negativë.

Godoy Cruz-Velez Sarsfield përfundoi në barazim 1-1. Dueli i javës së 11-të në Argjentinë nisi me gafën e portierit mik. Ishte minuta e tretë kur Lucas Hoyos u dhuroi avantazhin vendasve.

33-vjeçari nuk e kuptoi as vetë se çfarë bëri, duke i falur golin e avantazhin Godoy Cruz. Velez reagoi dhe Diego Godin realizoi me kokë 12 minuta më vonë.

Kapiteni i Uruguait shënoi një gol të bukur me kokë, i pari për të me ekipin e ri, dhe vrapoi ta festonte me portierin. Godoy vijoi të sulmonte, por nuk ia doli të shënonte golin e fitores.

Një episod i rrallë ndodhi në minutat e fundit të takimit. Trajneri i Velez, Alexandre Medina kreu një faull ndaj Matias Ramirez, 23-vjeçarit të ekipit vendas, i cili kishte pak minuta që ishte futur në fushë.

Arbitri nuk e toleroi aspak veprimin e pahijshëm të teknikut uruguaian, të cilin e ndëshkoi me karton të kuq për faullin ndaj lojtarit të Godoy Cruz mbi vijën anësore të fushës. /Demokracia.com

Të ngjashme