Sport
Çmenden mediat serbe: Në Prishtinë e detyrojnë futbollistin spanjoll ta thotë emrin “Kosovë”
Demokracia
12:48 | 08 Shtator 2021

Share:

Një situatë  e sikletshme e ka përcjellë dje futbollistin e Spanjës, Daniel Sarabia, shkruan Demokracia.com.

Ai doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kosovën dhe vazhdimisht Kosovën e cilësonte si një “ekip’ kundërshtar” ose “skuadër lokale” duke refuzuar t’ia përmend emrin.

Më këtë rast gazetarët kosovarë i drejtohen Sarabias me pyetjen se pse nuk e thotë Kosovë por po e quan “ekip lokal”.

Ai nuk kishte një përgjigje dhe duke iu shmangur situatë tha “nuk e kuptoj pyetjen”.

Këtë situatë e  kanë cilësuar skandaloze mediat serbe duke shkruar se në Prishtinë e kanë detyruar futbollistin spanjoll ta pamend emrin “Kosovë”.

Në fakt sot federata spanjolle sikur ka ndryshuar qasje pasi paralajmërimin e ndeshjes e ka etiketuar tamam korrekt dhe e ka përmendur emrin Kosova.  /Demokracia.com

Të ngjashme