ShowBiz
Çmenden fansat: A e veshi Dua Lipa flamurin shqiptar në videoklipin e fundit (VIDEO)
Demokracia
21:37 | 08 Qershor 2021

Share:

Dua Lipa para pak ditësh ka lançuar videoklipin e këngës ‘Love Again, e cila është një nga këngët më të pëlqyera të albumit Future Nostalgia.

Pamja dhe performanca e Dua Lipës u ka pëlqyer të gjithëve, por një detaj i ka shokuar të gjithë, e sidomos fansat shqiptarë të këngëtares Lipa, shkruan Demokracia.com.

Në një pjesë të videoklipit, Dua shfaqet me një xhaketë, ku dizajni i saj përkon me flamurin kuq e zi, të Shqipërisë.

Madje, ky detaj është bërë viral në platformën e videove, TikTok, shkruan Demokracia.com.

Në ‘For You Page’ të TikTok vazhdimisht shfaqet kjo pjesë e klipit, ku fansat krenohen që Dua shfaqet me flamurin kuq e zi.

Klikoni KËTU për të shikuar videon.

Pasi sekuenca ku Dua shfaqet me këtë xhaketë nuk është e gjatë, dhe nuk dallohet qartë nëse me të vërtetë xhaketa ka flamurin kuq e zi të vendosur në shpinë, kjo mbetet vetëm konkluzion i fansave.

‘Love Again’ për katër ditë ka grumbulluar plot 13 milionë klikime në YouTube. /Demokracia.com/

Të ngjashme