ShowBiz
“Cllevio po keqtrajtohet në burg”
Demokracia
15:45 | 11 Qershor 2022

Share:

Në profilin e Instagramit të Cllevios është publikuar një reagim duke thënë se është duke u keqtrajtuar gjatë paraburgimit në Fier.

Për të thuhet se është me të vjella dhe për 4 ditë nuk është duke marrë trajtim mjekësor

“I burgosuri është me të vjella, në grevë urie për rreth 4 ditë dhe nuk i jepet mjekim”.

Gjithashtu thuhet se Cllevio është duke u mbajtur në një dhomë mizerabel.

Përmes këtij shkrimi iu është bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda që të marrin masa.

Kujtojmë se 36-vjeçari në fillim të kësaj jave u arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.

I njëjti ditë më parë u përfshi edhe në një përleshje fizike me reperin e njohur, Noizy.

Thuhet se gjithçka ka nisur më herët nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka eskaluar edhe fizikisht.

Ndërsa, një shpërthim me tritol në lokalin e Rigels Rajkut-Noizy ndodhi pak ditë pas përleshjes fizike mes tij dhe Cllevio. Në një dëshmi të dhënë për policinë, Noizy ka deklaruar se ka probleme vetëm me reperin Cllevion.

Të ngjashme