Lajme
“Çlirimtari” nga Shtimja del të jetë i pasur: Tri banesa, katër ara dhe para të gatshme
Demokracia
15:21 | 20 Prill 2024

Share:

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Aliu ka deklaruar tri banesa në vlerë 162 mijë euro, dy garazhda 16 mijë euro, katër ara në vlerë 77 mijë e 356 euro, një livadh në vlerë 210 euro dhe një oborr në vlerë 50 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe një veturë të tipit Volkswagen në vlerë 22 mijë e 500 euro.

Aliu i Shtimes ka deklaruar edhe para te gatshme në vlerë 41 mijë e 946 euro.

Tek te ardhurat vjetore, Aliu ka deklaruar pagën si kryetar i komunës në vlerë 13 mijë e 985 euro.

Të ngjashme