Lajme
“Çlirimtari” i Shtimes me pasuri afër 2 milionë euro
Demokracia
15:19 | 14 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu, në deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit, ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka shtatë toka, katër prej tyre janë në emër të tij dhe 3 tjerat janë në emër të babait të tij.

Në deklarimin e pasurisë ai ka deklaruar se ka edhe tre lokale, një veturë dhe dy banesa në emër të tij dhe një banesë të prindërve, shkruan Demokracia.com.

E gjithë shumë e pasurisë së tij kap vlerën e afër 2 milion eurove.

Para të gatshme në bankë ka 8 mijë e 702 euro nëpër para në banka të Kosovës dhe një të Shqipërisë.

Ai po ashtu ka aksione në një shoqëri komerciale me vlerë 2 mijë e 500 euro.

Ndërsa, ai prej tyre ka trashëguar një veturë.

Po ashtu, me kursimet e tij i ka blerë dy banesa dhe një veturë.

Të ngjashme