Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i ka bërë thirrje të gjithë botës që t’i tregojnë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se ai nuk do të fitojë në luftën me Ukrainën.
Ai i bëri thirrje të gjithëve që t’i tregojnë atij privatisht e publikisht për këtë.
Më tej, ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’i tërheqin të gjitha reklamat dhe të ndërtojnë rezistencë ndaj Rusisë.
Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa të dy palët po përgatiten për rundin e dytë të bisedimeve në mënyrë që të arrihet ndonjë armëpushim i mundshëm.