Gjenerali amerikan, Wesley Clark po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Clark në një konferencë për media, pas pritjes me ceremoni shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, ka thënë se Kosova ka bërë “përparim mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë”, raporton Demokracia.com.
Clark ka thënë se “është i impresionuar” nga vizita në Kosovë.
“Jam i nderuar të jem këtu, jam i lumtur të rikthehem në Kosovë, kjo është mundësia e parë që kam pasur për ta vizituar këtë ministri. Jam i impresionuar. Gjatë viteve kam parë përparimin e Kosovës, është një marsh mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë dhe shpresoj edhe për rritjen e prosperitetit ekonomik për popullin e Kosovës”, tha gjenerali Clark, përcjell Demokracia.com.
Ndërkohë, vlen të përmendet se Clark konsiderohet si një mik i madh i popullit të Kosovës.
Ai ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në Republikën Federale të Jugosllavisë, në vitin 1999, me qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë./Demokracia.com/