Lajme
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?
Demokracia
07:16 | 11 Mars 2021

Share:

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme:

9:00-14:40 

Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez dhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizojnë konferencë ndërkombëtare me temën “Demostratat e vitit 1981 në Kosovë – sinjalizimi i botës për shkeljen e të drejtave njerëzore në Jugosllavi”. (Amfiteater i Madh, Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) 

10:00 

Kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, mban konferencë për moszbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për subvencionim që është nënshkruar paraprakisht ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës. (Objekti i OEK-ut) 

10:00 

Me rastin e 22 vjetorit të Betejës së Jeshkovës, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe më pas në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë. (Landovicë dhe Jeshkovë, Prizren) 

10:00 

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizojnë tryezë diskutimi me temë “Dhuna me baza gjinore në Kosovë: zinxhiri institucional dhe aspektet ngecëse”. (Platforma “Zoom”: bit.ly/38qxUYX) 

10:15 

Në Gjykatën e Apelit mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit)  

12:30 

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vizitojnë ekipet mobile në sheshin “Shatërvan”, ku do të realizohen testet e shpejta për Covid-19. (Sheshi “Shatërvan”, Prizren) 

Të ngjashme