Lajme
Çka pritet të ndodh sot në vendin tonë
Demokracia
07:23 | 07 Qershor 2022

Share:

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadoren e Kroacisë znj. Danijela Barišić, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon si dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

– Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur më masat e veçanta dhe aktivitetet e Ministrisë në fushën e mirëqenies sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror ku i ftuar është Samir Bllacaku, Drejtor i Përgjithshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, raportin vjetor i Akademisë së Drejtësisë si dhe Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

– Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e radhës para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 10:30)

– Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mban konferencë pëe media me rastin e hapjes së Konsultimeve Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031. (Ndërtesa e Qeverisë të Republikës së Kosovës, salla e konferencave, ora 11:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti informohet lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit në Tiranë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, viziton Komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. (Komuna e Dragashit, ora 12:00)

– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes dhe Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)

– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton kompaninë “Doni Fruits” në Parkun e Bizneseve në Komunën e Shtimes. (Shtime, ora 15:30)

– Promovohet libri ’48 piano’ i autorit Arber Selmani. Kino Armata, ora 19:00)

Të ngjashme