Lajme
Çka pritet të ndodh sot në vendin tonë
Demokracia
07:46 | 05 Prill 2022

Share:

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ngjarjet e datës 5 prill 2022:

– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës. (Rezallë, Skenderaj, ora 8:45)

–  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me menaxhmentin e ndërmarrjes “NeëCo Ferronikeli”, lidhur me gjendjen në këtë ndërmarrje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Me rastin e përkujtimit të 98 të vrarëve të Rezallës dhe fshatrave tjera organizohen homazhe dhe manifestim përkujtimor. (Kompleksi i varrezave në Rezallë, ora 10:30)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për Projektligjet në procedurë dhe planifikimin e vizitave në teren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

– Manifesta 14 Prishtina mban konferencën për shtyp në të cilën do të shpallen programi dhe lista paraprake e pjesëmarrësve. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

– Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Rockfeller Brother Fund mban tryezë diskutimi ku do të prezantohet raporti me titull “Qeveria në mes të planifikimit dhe zbatimit”. (Hotel Sirius, ora 13:30)

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. (Kabineti i kryetarit Konjufca, ora 14:00 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Të ngjashme