Lajme
Çka pritet të ndodh sot në Kosovë
Demokracia
07:43 | 12 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

​Ngjarjet e datës 12 qershor:

Agjenda për 12 Qershor – Dita e Paqes:

08:30 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i presidentit Ibrahim Rugova;

08:40 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi;

09:30 – Homazhe nga krerët shtetërorë në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari;

10:30 – Nderim i krerëve shtetërorë te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;

11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;

12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Kosovës.

Për nder të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit, Komuna e Ferizajt organizon homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Ora 10:00)

Klubi i Futbollit “Rilindja” Prishtinë organizon turneun për fëmijë “Rilindja Kids Tournament 2022” në nderim të Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Ambientet e KF “Rilindja”, në Taukbashqe Prishtinë, ora 10:00)

Shoqata “Trojet e Arbrit” në Prizren mban sesionin V shkencor për Mustafa Merlika Kruja. (Ora 10:30)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe OJQ-në “Kuvendi i të rinjve të Ferizajt” organizon mini-maratonën tradicionale “Vrapojmë me Policinë tonë”. (Sheshi i komunës Ferizaj, ora 11:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në 17-vjetorin e themelimit të saj. (Selia e LVV-së, Prishtinë, ora 16:00)

Aktivitetet në Shtime me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Çlirimit:

-Ora 8:30-Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës

– Ora 09:00-Homazhe dhe vendosja e kurorave dhe luleve te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari në Sheshin e UÇK-së, në varrezat e dëshmorëve të UËK-së në Shtime, Mollopolc, Reëak, Rancë e Carralevë.

-Ora 10:00 – Gara në çiklizëm me moton “Festo me Biçikletë”.

-Ora 12:00 – Inaugurimi i bustit “Ahmet Shtimja”. (Sheshi Ahmet Shtimja)

-Ora 16:00- Finalja në futsall – Palestra e Sporteve Shtime

-Ora 18:00- koncert festiv në Shtëpinë e Kulturës

– Ora 19:30- Inaugurohen tri shkronjat e lavdishme “U Ç K” në Reçak

Aktivitetet në Viti me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Çlirimit:

-Ora 08:30-09:00 – Haking: Ecje shtigjeve të lirisë. Shtegu mbi fshatin Vërban

Aktivitetet me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Çlirimit në Prizren:

-Ora 10:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (Landovicë)

-Ora 10:30 – Homazhe te Monumenti i Lirisë në Prizren

-Ora 11:00 – Seanca solemne e Kuvendit të Komunës

-Ora 12:00 – Pritja e veteranëve të UÇK-së. (Shtëpia e Bardhë)

– Ora 14:00 – Vazhdimi i turnirit. (Stadiumi “Përparim Thaçi)

– Ora 20:00 – Koncerti i Lirisë. (Shadërvan)

Të ngjashme