Lajme
Çka pritet të ndodh sot në Kosovë
Demokracia
06:59 | 25 Mars 2021

Share:

 Ngjarjet që karakterizojnë ditën e sotme 

Posta e Kosovës promovon pullën postare “Nga arti skenik – Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”. (Cineplexx “Albi-Mall”- Prishtinë ora 11:00) 

Përurohet projekti për rinovimin e laboratorëve të Qendrës se Mjekësisë Familjare. (QMF Mamushë, ora 12:00) 

Mbahet mbledhja e Asamblesë së punës dhe asaj zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 15:00) 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, do të vizitojnë njërën prej banesave të banimit kolektiv, ku kanë përfunduar punimet për renovimin e kulmit të saj nga ana e DUPH-së. (Në afërsi të Stacionit Policor të Trafikut (rruga Joni), ora 10:30) 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në ekspozitën e Zejxhan Celinës, “Paja e nuses – qejzi i vajzës”, aktivitet ky i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, që ka për qëllim promovimin e veshjeve tradicionale. (Hamami “Gazi Mehmet Pasha”, ora 15:30) 

Të ngjashme