Lajme
Çka pritet pas fitores së shqiptarëve në komunat me shumicë serbe?
Demokracia
20:31 | 24 Prill 2023

Share:

196 vota mori PDK në zgjedhjet e 23 prillit.

Ky rezultat preliminar i së dielës e bën fitues Izmir Zeqirin i cili do të udhëheq me Komunën e Zubin Potokut.

Zeqiri i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tregon që udhëheqja e komunës  do të jetë sfidë teksa rendit prioritetet e tij.

Bashkëpunim më serbët lokalë, ka premtuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Komunën e  Leposaviqit, Lulëzim Hetemi i  cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

E profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, thotë që qëllimi i këtyre zgjedhjeve është vendosja e flamurit shtetëror në këto komuna .

Shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të vendit kanë treguar pritshmëritë e tyre.

E kënaqur më jetën e saj në Kosovë është edhe një qytetare serbe.

“Unë jetoj këtu së bashku me shqiptarët dhe serbët dhe askush askënd nuk e ngacmon. Kam fqinjë shqiptarë në hyrje dhe kalojmë shumë mirë, shkojmë blejmë bukë te shqiptarët, ata vijnë te ne dhe kalojmë shumë mirë”, tha një qytetare serbe.

Por dikush tjetër e sheh të arsyeshme mos pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.

“Shikuar nga ana pikëpamja serbe, mendoj se serbët janë në të drejtën e tyre dhe po i mbrojnë interesat e popullit serb”, tha qytetari Bojan Plamoviq.

E një pjesë tjetër e tyre nuk kanë dashur t’i komentojnë rreth zgjedhjeve.

Në bazë të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheq me komunën e Mitrovicës Veriore dhe Leposaviqit, kurse Zveçani dhe Zubin Putoku do të drejtohen nga Partia Demokratike.

Të ngjashme