Lajme
Çka po ndodhë me Albin Kurtin? E portretizon të dërguarin amerikan, Gabriel Eskobarin, si njeri bujar me Serbinë
Demokracia
09:53 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin boshnjak “O Kanal”, ka folur për situatën në veri të vendit si dhe për barrikadat e vendosura nga ana e serbëve, për të dërguarin SHBA-ve, Gabriel Esobar për dhe për Open Ballkan.

Ai ka thënë se i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar bën lëshime ndaj Beogradit dhe se më të nuk pajtohen në disa pika.

“Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Eskobari) dëshiron të mirën për Serbinë. Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t’i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon qëndrimin se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta.”

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, por kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen.”, ka thënë Kurti kur pyet nëse Escobar bën lëshime ndaj Serbisë.

Të ngjashme