Lajme
Çka po ndodh në Serbi? Vuçiq do t’i pres serbët e Kosovës dhe anulon fushatën zgjedhore
Demokracia
14:37 | 22 Mars 2022

Share:

Takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të zgjasë disa orë, pasi situata në të cilën ndodhet Serbia është shumë e komplikuar, transmeton Demokracia.com.

“Kjo është një situatë shumë e rëndë për vendin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova”, thonë burime të mediave serbe brenda presidencës.

Këto burime tutje thonë se Vuçiq sot i kanë lënë mënjanë të gjitha obligimet e tjera që kanë të bëjnë me fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të 3 prillit.

Vuçiq e ka anuluar sot pjesëmarrjen në tri tubime zgjedhore, thonë këto burime.

Vuçiq dje ka paralajmëruar për pasoja të mëdha për Kosovën dhe Malin e Zi nëse nuk lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve në këto shtete. Ai ka thënë se përgjigjen do ta marrin pas mbledhjen së Këshillit të Sigurisë Kombëtare që pritet të mbahet sot. /Demokracia.com/

Të ngjashme