Lajme
Çka po ndodh në Policinë e Kosovës? – Suspendohen e arrestohen disa policë për keqtrajtim gjatë detyrës e lëndim i rëndë trupor
Demokracia
22:20 | 04 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Vazhdojnë arrestimet dhe suspendimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se janë arrestuar tre zyrtarë policorë në Gjakovë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor”, raporton Demokracia.com.

Sipas njoftimit, shtatë policë gjithsej janë suspenduar e në mesin e tyre janë edhe të arrestuarit e lartpërmendur.

“Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit kur qytetari ishte ndaluar nga policia në Gjakovë fillimisht për një kundërvajtje në trafik. Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast duke dalë në vendin e ngjarjes. Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor nga policia si pasojë e lëndimeve trupore që dyshohet se kanë ardhur nga përdorimi i forcës nga zyrtarët policorë. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot tre zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor të Gjakovës) që ishin të përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftimin e IPK-së, raporton më tutje Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i IPK-së, pa ndërhyrje:

Rekomandohet suspendimi i shtatë zyrtarëve policorë në Gjakovë e tre prej tyre arrestohen si të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) ka pranuar një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Gjakovë.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit kur qytetari ishte ndaluar nga policia në Gjakovë fillimisht për një kundërvajtje në trafik.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast duke dalë në vendin e ngjarjes.

Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor nga policia si pasojë e lëndimeve trupore që dyshohet se kanë ardhur nga përdorimi i forcës nga zyrtarët policorë.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot tre zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor të Gjakovës) që ishin të përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra.

Lidhur me këtë rast, bazuar në autorizimet ligjore, IPK ka bërë rekomandimin për suspendim edhe të katër zyrtarëve tjerë policorë.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti. /Demorkacia.com/

Të ngjashme