Superliga e Kosovës ka vazhduar sot me ndeshjet e javës së pestë, derisa në Suharekë po zhvillohet një ndeshje bukur e tensionuar.
Ballkani e Llapi po ballafaqohen ndërmjet veti ku pjesa e parë përveç një goli të vendasve solli edhe tensione për çka gjyqtari u desh të shprazë një pjesë të tribunave nga publiku për shkak të fryrjeve në adresë të trajnerit Tahir Batatina, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, problemet nuk janë ndalur dhe edhe pjesa e dytë ka sjellë telashe.
Policia raportohet se po kërkon që të shprazet e gjithë tribuna, kjo vjen edhe si shkak i rregullave të reja të qeverisë, e cila lejon vetëm 5 për qind të tifozëve në stadium. Pjesa e dytë nuk ka filluar akoma, vonesë janë tifozët
Akoma pa filluar pjesa e dytë, përsëri janë shfaqur probleme në këtë takim. Cak kryesor janë “tifozët”, të cilët janë përjashtuar nga ndeshja. Tani në fushë ka zbritur edhe presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili po mundohet që të mos e shprazë tribunën e plotë dhe disa tifozë të qëndrojnë aty. /Demokracia.com