Lajme
Çka po ndodh në Kosovë? Edhe një tjetër femër dhunohet në Klinë
Demokracia
09:57 | 12 Shtator 2022

Share:

Edhe një rast i dhunimit është raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së shtunës një femër është dhunuar seksualisht në Klinë, shkruan Demokracia.com.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNIM

  • Klinë 10.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme