Sport
Çka po ndodh me Ronaldon? Pas Fernandesit, ai injorohet keq edhe nga Cancelo
Demokracia
15:50 | 15 Nëntor 2022

Share:

Cristiano Ronaldo duket se po kalon momentet më të vështira në karrierën e tij, sikur te Manchester United ashtu edhe te Kombëtarja e Portugalisë.

Ylli portugez i futbollit pati një përshëndetje tejet të ftohtë nga Bruno Fernandesi, bashkëlojtari i tij te Man United dhe Portugalia, përcjell Demokracia.com.

Pas Fernandesit, Ronaldon në seancën stërvitore të Portugalisë e ka injoruar edhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Cancelo.

Në pamjet e shpërndara gjithandej në rrjetet sociale shihet teksa Ronaldo i afrohet Cancelos, por ky i fundit e injoroi keq.


Cristiano Ronaldo ditë më parë në një intervistë akuzoi për “tradhti” Manchester United dhe tha se nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag.

Portugalia po bën përgatitjet e fundit pak ditë para nisjes së Kampionatit Botëror që luhet në Katar./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025