Mike Tyson është shfaqur i lodhur së fundmi në rrugët e New Yorkut.
Legjenda e boksit u pa në gjendje jo të mirë fizike, derisa po ecte me ndihmën e një shkopi, njofton “TMZ Sports”, përcjell Express. Tifozët e kapën atë duke ecur me ndihmën e këtij mjeti derisa po shkonte nga makina për në dhomën e tij të hotelit.
56 vjeçari dukej se po çalonte dhe po e përdorte shkopin e ecjet për t’u mbështetur në të.
Burime të afërta me Tyson thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz, por që ai thjesht po përballet me një problem të vjetër të shpinës.
Ditë më parë, Mike Tyson theksoi se po e ndien se po i afrohet vdekja, pra po shkon drejt “skadimit”.
Ai konsiderohet si njëri prej boksierëve më të mirë në histori të këtij sporti luftarak.
Dhe, karriera e gjatë ka bërë që tash ai t’i ndiejë pasojat.