Dejona Mihali është person i fuqishëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Madje, ajo është akuzuar edhe për bllokim të fjalimeve e nismave ligjore publikisht nga ana e Haki Abazit, dikur yll në LVV.
Madje, ajo në disa raste është përmendur si njeriu që u shkruan fjalimet deputetëve të VV-së, ndërsa Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, e kishte quajtur “mashë” të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës e shef i Mihali në parti.
Por, së paku së fundmi, zonja Mihali duket të ketë mbetur pa inspirim. Madje, Mihali nuk ka shkruar as për marrëveshjen evropiane dhe as për takimin e Ohrit.
Në pesë ditët e fundit, zonja Mihali nuk ka shkruar asgjë. Në fakt, zonja Mihali ka vepruar sikur të ishte profil i rrejshëm, duke shpërndarë vetëm postimet e partisë së saj, ministrave e postimet e faqes së Qeverisë së Kosovës.
Por, në sy bie edhe një shpërndarje e një kënge “heavy metal”, shkruan Nacionale.
Në fakt, shumë profile të rrejshme kanë aktivitet të ngjashëm me atë të Mihalit në këto ditë të fundit. Pra profilet e rreme zakonisht kanë vetëm një objektivë, të shpërndajnë statuset e partisë, liderit e të përkrahësve të partisë.
Megjtihatë, nuk dihen arsyet se pse zonja Mihali nuk ka bërë publik qëndrimet e saj nëpërmjet shkrimeve. Sidoqoftë, Nacionale do t’iu mbajë të informuar nëse Mihali shkruan ndonjë gjë.