Deputetët prezentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër propozimit të opozitës që të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me diskutimet për planin franko-gjerman dhe dialogun me Serbinë.
Votimi kundër i deputetëve të VV-së vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga opozita që të mbahet një seancë në Kuvend të Kosovës me dyer të mbyllura për çështjen e propozimir evropian, për shkak të konfidencialitetit të tij, shkruan Demokracia.com.
Kur opozita kërkoi që kjo të ndodh sot, Kurti kërkoi që të shtyhet për ndonjë ditë tjetër.
Kësisoj, vendimi i Kurtit reflektoi edhe tek deputetët e VV-së, të cilët votuan kundër propozimit të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, që të vihet në rend të parë të ditës diskutimi për dialogun me Serbinë dhe të mbahet me dyer të mbyllura.
Kurti në foltoren e Kuvendit ka lënë të kuptohet se plani franko-gjerman është vetëm “marrëveshje bazë” dhe jo “finale” si dhe nuk sjell njohjen reciproke me Serbinë.
Për këtë, e ka akuzuar opozita, të cilët kanë deklaruar se shefi i Qeverisë e ka degraduar dialogun. /Demokracia.com/