Lajme
“Çka ndodhi me raketën, kur po e lanson”? – Jahja Kokaj i përgjigjet ashpër qytetarit
Demokracia
16:29 | 15 Maj 2022

Share:

“Çka ndodhi me raketë, kur po e lason”, ka pyetur njëri prej qytetarëve në shkrimin e deputetit të VV-së Jahja Kokajt ku shkruan për ftesën që ka pranuar nga Parisi, për të marrë pjesë në një konferencë ku do të diskutohet për teknologjitë e reja.

Kjo pyetje nuk është mirëpritur nga Kokaj i cili njëherit njihet edhe fizikan.

Deputeti Kokaj ka fajësuar gazetarët për pyetjen e qytetarit. Madje i ka ofenduar ata duke i quajtur injorant e të pa shkollë.

“Shkencëtaret merren me pune shkencore si kjo, për të cilën jam ftuar në Paris, si INVITED SPEAKER ( në bazë të pyetjes tuaj, nuk besoj që mund ta kuptoni këtë, apo rendesinë e saj). Për lansim të raketave shkoni ke Ura e Shejte afër Gjakoves dhe mësoni nga teknikët- punëtorët se si i nisin ata. Edhe injorantet mund të kuptojnë se si i nisin raketat ata. Ne profesorët iu sqarojmë nxënëseve parimin e lëvizjes. Por fatkeqësisht DISA INJORANTA TË PA SHKOLKUAR GAZETARË, E DISA TË TJERË.. (RESPEKT PER SHUMICEN) NUK PO KUPTOJNË DOT”, shkruan Kokaj.

Të ngjashme