Intervista
Çka ndodh tash me sheshin “Xhorxh Bush”? Flet nënkryetari i Prishtinës
Demokracia
09:23 | 01 Janar 2023

Share:

Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj, ka konfirmuar se sheshi në rrugën “Xhorxh Bush”, do të mbetet i mbyllur për automjete private.

Por sipas tij, nga 8 janari në atë pjesë do të hapet vetëm një korsi në të cilën do kalojnë vetëm autobusët dhe automjete e emergjencave.

Ai ka sqaruar se plan i kryetarit Përparim Rama, është që sheshi të vazhdohet deri tek Posta e madhe, por që më vonë do të kenë një plan të detajuar.

“Kryetari Rama ka thënë që sheshi do të zgjatet deri tek Posta aktualisht deri aty ku po ndërtohet Xhamia, por fillimisht ne do të vazhdojmë me idenë që sheshi do të zgjatet deri tek Katedralja, por edhe aty pas 8 janarit ne e lirojmë një korsi për qarkullimin e autobusit, për qarkullimin e veturave të emergjencave në mënyrë që qarkullimi të lirohet pak sa. Kemi marr kritika gjatë këtij muaji, por kemi marr gjithashtu edhe të dhëna se ky i kemi fytet e ngushta në mënyrë që të punojmë në ato drejtime”.

Shkaktar i kolonave në kryeqytet sipas Zogajt janë veturat që vijnë në Prishtinë, e që numri i tyre është mbi 130 mijë vetura në ditë.

E zgjedhja e këtij problemi sipas nënkryetarit është që këto veturat që vijnë në kryeqytet të parkohen në periferi të qytetit dhe qytetarët të përdorin mjete të tjera alternative të transportit.

“Ne mendojmë që zgjidhja e kolonave është që veturat që hyjnë në Prishtinë e që janë 130 mijë vetura në ditë që hyjnë në Prishtinë nga jashtë Prishtinës të parkohen në periferi. Pra ne po insistojmë që veturat që vijnë nga jashtë Prishtina të mos hyjnë deri në qendër, në momentin që ato parkohen jashtë qendrës qytetarët do të futen në qendër me mjete alternative siç janë autobusët, biçikletat publike, trotinetet elektrik e kështu me radhë”.

“Po planifikojmë jemi duke punuar në projektime që këto parkingje të drejtohen sa më shpejt në periferi të qytetit në mënyrë që ne ta zgjidhim këtë problem. Këtë problem e zgjidh edhe pak edhe parkingu që u hap në qendër të qytetit tek Katedralja, do të insistojmë që ‘Prishtina Parking’ të zgjerohet më shumë në periferi, në mënyrë që veturat hyrëse të ndalen sa më larg qendrës”.

Nënkryetari i Prishtinës ka folur edhe për kritikat nga opozita në lidhje me punësimet në ndërmarrjet publike, duke thënë se këto kritika nuk qëndrojnë pasi sipas tij, ato kanë qenë konkurse publike të hapura dhe shumë transparente.

Ai bëri thirrje që të shikohen CV-it e tyre dhe jo e kaluara, pasi sipas tij, në ato konkurse janë zgjedhur njerëz profesionistë.

“Nuk qëndron kjo kritik të them të drejtën për arsye se këto konkurse për kryeshefa  në ndërmarrje publike ka qenë konkurse publike të hapura dhe shumë transparente, disa prej tyre kanë marr pjesë edhe ambasada britanike e shumë vëzhgues të tjerë, ne po insistojmë që në ato konkurse janë zgjedhur njerëz profesionist dhe vazhdimisht e themi shikoni CV-at e këtyre profesionistëve, e leni anash të kaluarat e tyre politike sepse Kosova është e vogël dhe ka mundësi që në ndonjë rast të caktuara të ketë edhe afërsi politike. Të koncentrohemi tek CV-it e tyre, e njëjta gjë po ndodh edhe në nivelin qendror dhe i njëjti arsyetim po ndodh dhe në nivelin qendror. Profesionistet duhet të udhëheqin me ndërmarrjet publike dhe ne këtë po e ruajmë”.

Zogaj u përgjigj edhe në lidhje me emërimin e drejtorit në gjimnazin “Sami Frasheri”, ku tha se ky emërime kanë qenë transparente pasi është vëzhguar edhe nga shoqëria civile dhe ambasada e Britanisë.

“Jo në as një rast edhe aty ka pasur një proces shumë transparent, kryetari Rama e ka nënshkruar procesin tash e tutje do të kemi një drejtor të ri në Gjimnazin ‘Sami Frashëri’ aty kanë marr pjesë gjithashtu shumë vëzhgues të shoqërisë civile të medieve  të ambasadës, konsiderojmë që procesi ka qenë transparent dhe tashmë ka përfunduar dhe do të vazhdoj edhe në shkollat e tjera. Nuk është proces i lehtë sepse ka gjithmonë tendenca për ndikime në këto procese që janë shumë të rëndësishme. Ne po e ruajmë transparencën deri në maksimum”, tha ai.

E në lidhje me kritikat për çmimet e larta në “Parkingun Nëntokësor” Zogaj tha se ideja ka qenë që çmimet të jenë të njëjta me ato publiko-privat.

“Ideja ka qenë që me barazuar parkingun që është me publik-privat me e barazuar me ‘Prishtina Parking’. Nëse parkohen ne parking publik sot e keni një euro orën, e njëjta logjikë është proceduar edhe tekë parkingu publik-privat pra një euro ora. Aty ka pasur edhe kërkesa edhe për parkingje vjetore sidomos prej bizneseve të mëdha, bizneset e mëdha që janë për rreth kanë kërkuar që të paguajnë abonimin vjetorë. Shumica e qytetarëve e përdorin parkingun me një orë ose dy orë, që është  çmim i barabartë me çka ndodh edhe në parkingun publik. Kjo ka qenë logjika që të mos ketë konkurrencë edhe diskrepanca në çmime”.

Zogaj në këtë intervistë foli edhe për arritjet një vjeçare të udhëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku tha se ky vit ka qenë një vit dinamik por që ka pasur edhe shumë sfida, raporton EO.

“Një vit i qeverisjes Rama ka qenë më të vërtet një vit dinamik me shumë punë, shumë procese por gjithashtu edhe me sfida, një prej tyre është edhe inflacioni i lartë i cili e ka goditur të gjithë vendin por edhe komunën e Prishtinës. Ka ndodhur një absurditet këtë vit ku shumë prej firmave të sektorit privat janë tërhequr nga punët në teren për shkak të çmimeve të larta këtë vit, kështu është dashtë me i ndërpre apo me i shkëput mbi 30 kontrata me sektorin privat, kjo normalisht që na ka humbur edhe kohë, na ka humbur edhe para sepse është dashtë ato procese krejt që t’i ritenderojmë, me i rinënshkrua kontratat dhe me ardh prapë në çmimet e reja të naltë. Përkundër sfidave që kemi pasur, ne prapë kemi arritur që t’i thejm disa rekorde në qeverisjen komunale, kemi proceduar mbi 300 procese të prokurimit, janë nënshkruar mbi 150 kontrata këtë vit me gati 22 milionë euro nënshkrim të

Të ngjashme