Lajme
Çka ndodh nëse na ikin gjysma e punëtorëve pas liberalizimit: rriten rrogat apo rritet zullumi për ata që mbesin?
Demokracia
17:11 | 27 Nëntor 2023

Share:

1 janarin nuk po e presim vetëm me gëzimin e Vitit të Ri. Po e presim kësaj radhe edhe me frikën e një epoke të re e të panjohur. E një ndarjeje të kohës. Për shembull, si ajo “para lufte e pas lufte” mund të themi pas 1 janarit “para liberalizimit” e “pas liberalizimit”. Kjo pasi që gjithçka mund të ndryshojë. E kjo gjithçka nis me ikjen e punëtorëve.

Ikja e punëtorëve veçse ka nisur, dhe me liberalizim e vizave dhe kontaktet me tregun masiv të punës, ato mund të rriten në përmasa që s’mund ta përballojë ekonomia jonë.

Matjet e fundit tregojnë për një numër të lartë të punëtorëve që kanë shprehur gatishmëri për të ikur pas 1 janarit. E ata që ikin, ikin. Por ata që mbesin? Shqetësim ka edhe për kushtet e punëtorëve që do të mbesin në Kosovë nëse punëtorët tjerë ikin. Çka do të ndodhë me ne? A do të rriten pagat tona? A do të shtohet edhe më shumë vëllimi i punës pasi të largohen kolegët tanë? A do të mbyllen krejtësisht bizneset?

Këto janë veç disa nga pyetjet.

Ne e pyetëm një ekspert të fushës se çka pritet të ndodhë me punëtorët që mbesin në Kosovë pas liberalizimit të vizave. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Kosovare u shpreh më optimist:

“Tash besoj ndryshimi i kushtetve të punës do të jetë njëri prej reagimeve të natyrshme punëdhënësit në Kosovë do ta bëjnë karshi ikjes së mundshme të fuqisë punëtore. Do të rritet nevoja që të rishikohen pastaj kushtet për njerëzit që do të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë dhe vazhdojnë të punojnë në të njejtat kompani. Pra, shoh më se të nevojshme në të njëjtën kohë por edhe si reagim të natyrshëm ndryshimin e normave të pagesës për fuqinë punëtore në Kosovë në muajt në vijim.” – u shpreh ai.

Zeka i tha Nacionales që edhe nëse do të ketë rritje të volumit të punëve atëherë do të përkthet në paga.

Nuk do ta titulloja si vështirësi por patjetër që ndryshimi i normave të pagesava do të duhej të përkthehej edhe në rritje të produktivitetit besoj që kjo do të ishte pritshmëria që punëdhënësit apo kompanitë në Kosovë do ta kishin ndaj punëtorëve të tyre në rast se këta e bëjnë hapin e parë në ngritjen e pagesave.” – ka thënë Zeka.

Ndërsa njohësi i çështjeve të burimeve njerëzore, Erald Pashaj, beson që ikja e puëntorëve pas liberalizimi i vizave do të ndikojë edhe në rritjen e pagave por edhe vështirësive te punëtorët e mbetur.

Unë besoj që liberalizimi i vizave do t’i ndikojë të dyja këto ( rritjen e pagave dhe rritjen e vështriësive) edhe pagat do të rriten sepse biznesmenët janë njerëz pragmatikë, janë persona që reagojnë në kushtet dhe rrethana të caktuar që do të thotë se ata do ta ndjenjë rrezikun. Pagat do të rriten sidomos për nivelin operativ pagat do të rriten.” – ka thënë Pashaj.

“Nuk mund të themi që puna e punonjësve që do të mbetet e që besoj do të mbeten shumë do të vështirësohet por do të rritet volumi në një periudhë afat shkurte derisa ky ekuilibër do të fillojë të spostohet. Por besoj që ky volum do të kompensohet me pagesë nga bizneset.” – ka thënë ai.

Por, kjo ishte perspektiva e njerëzve që mbrojnë bizneset. Nga perspektiva e një punëtori, jam shumë I shqetësuar. Veçanërisht kur dihet se punëtorët janë ata që e sjellin prodhimin në vend. Dhe nëse prodhimi pakësohet, atëherë zvogëlohet ekonomia dhe na ndodhin të gjitha të këqijat.

Sipas ASK-së, gjatë vitit 2021 nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë.

Të ngjashme