Burri i gjallë më i bukur në botë është Patrick Dempsey. 57 vjeç. Revista People si çdo vit ka nxjerrë Burrin më të Bukur dhe ka marrë emocionet e para të aktorit.
“Është bukur të jesh burri më seksi në botë. E kam për nder. Sidomos në moshën time është bukur, është funny”, ka thënë Patrick Dempsey modest, shumë modest.
Ai është më i njohur për rolin e tij si neurokirurgu Derek “McDreamy” Shepherd në Grey’s Anatomy.
Patrick është i martuar dhe ka tre fëmijë.