Lajme
Çka është SPAK-u, mekanizmi që ka prapa Amerikën dhe po shenjëstëron krimin në Shqipëri?
Demokracia
21:33 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar punën e SPAK (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar), në Shqipëri.

Gazetari Hoxha tha se ky institucion u ndërtua më mbështetjen e aleatëve, kryesisht nga Amerika dhe se investimi i saj kap vlerën e 27 milionë eurove.

“SPAK, Prokuroria Speciale kundër korrupsonit dhe krimit të organizuar dhe Gjykata Speciale. Këto institucione janë krijuar me mbështetjen e aleatëve në Shqipëri, SHBA kryesisht. Ambasadori amerikan në Shqipëri tha para dy ditësh që deri më tani SHBA kanë paguar 27 milionë euro për SPAK-un. Pra SHBA dhe BE kanë dhënë fondet, konsulencën ligjore, kanë dhënë mbështetjen, e kanë detyruar parlamentin e Shqipërisë që ta miratojë krijimin e këtyre strukturave”, tha Hoxha në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Kryesisht do të luftojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.

Ai tha se SPAK është sikurse Gjykata Speciale në Kosovë, por se nuk e ka selinë në Hagë por brenda Shqipërisë.

Ai tha se hetuesit e SPAK ndjekin dhe hetojnë kryesisht paratë.

“Ndryshe nga Kosova ne nuk e kemi Gjykatën Speciale në Hagë, e kemi brenda territorit. Prokurorët e gjyqtarët janë trajnuar në SHBA, sidomos hetuesit. Ka ndryshuar mënyra si hetojnë, sot në Shqipëri ndjekin kryesisht paratë”, tha ai.

Të ngjashme