Lajme
Çka është rregulli “Chatham House” në bazë të cilit do të diskutohet sot për Asociacionin?
Demokracia
10:28 | 31 Janar 2023

Share:

Në Ambasadën Amerikane ka nisur takimi i ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Takimi i cili është paraparë të zgjasë dy orë është organizuar nga Ambasada Amerikane. Në takim janë të ftuar, përfaqësues të shoqërisë civile, presidencës, qeverisë si dhe opozitës.

Në ftesën e kësaj ambasade thuhet se objektiv është të dëgjohet nga palët e ndryshme për Asociacionin.

“Me 31 janar, Ambasada e Amerikës do të mbajë një diskutim për çështjen e Asociacionit. Unë ju ftojë ju, ose përfaqësuesin e juaj të na bashkohet në këtë diskutim, të cilin do ta udhëheq unë.Ambasada e SHBA-ve do të bashkojë një grup të ndryshëm drejtuesish të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Objektivi ynë është të dëgjojmë drejtpërdrejt nga palët e ndryshme të interesit për Asosacionin Serb në Kosovë, në mbështetje të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Çfarë është Rregulli “Chatham House”?

“Catham House” është një institut i pavarur politikash dhe një forum i besuar për debat dhe dialog. Kërkimet dhe idetë e këtij instituti i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë botën në ndryshim.

Sipas të dhënave që gjenden në faqen e “Chatham House”, thuhet se ndihmon në krijimin e një mjedisi të besuar për të kuptuar dhe zgjidhur probleme komplekse.

Fryma e këtij rregulli është: Ndani informacionin që merrni, por mos zbuloni identitetin se kush e tha atë.

Rregulli është si vijon:

“Kur një takim, ose një pjesë e tij, mbahet sipas rregullave të Chatham House, pjesëmarrësit janë të lirë të përdorin informacionin e marrë, por nuk mund të zbulohet as identiteti, as përkatësia e folësit ose e ndonjë pjesëmarrësi tjetër”.

Të ngjashme