Lajme
Çka do te ndodh sot në Kosovë?
Demokracia
07:10 | 01 Korrik 2022

Share:

Këto janë ngjarjet që janë paraparë të ndodhin ditën e sotme:

09:30

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban konferencë për medie. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese)

10:00

Vazhdimi i peancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit; shqyrtimi i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave; shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së etj. (Kuvendi i Kosovës)

10:00

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLG) prezanton hulumtimin “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes – Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

11:00

Lëvizja për Demokraci mban një aktivitet simbolik në shenjë proteste me mosliberalizimin e vizave, me ç’rast do të vendosin një burg në formë të hartës së Kosovës. (Para Zyrës së BE-së, Prishtinë)

14:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, N204)/

Të ngjashme