Lajme
Çka do të ndodh sot në Kosovë
Demokracia
06:50 | 23 Mars 2021

Share:

Ngjarjet e ditës së sotme    

 09:30 

    Mbahet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe ish-sekretarit Gani Shabani në rastin e njohur si “Stenta”. (Gjykata Themelore në Prishtinë) 

    10:00 

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon debatinSektori i shëndetësisë: Kapacitetet për vaksinim kundër Covid-19”.  

    11:00 

    Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës mban aktivet me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës. (Objekti i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Prishtinë) 

    12:00 

    Në Stadiumin “Fadil Vokrri” mbahet konferencë për medie, ku edhe do të bëhet prezantimit i logos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) 

    12:00 

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojnë disa shkolla. (Prizren) 

    13:00 

    Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”) 

    14:00 

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID),organizon debatet me temën: “Rëndësia e përfshirjes së kandidatëve me integritet të lartë në listat zgjedhore”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

    14:00 

    Mbahet programi i hapjes së projektit “Balkan Youth School 2021”, merr pjesë ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, përfaqësuesit nga Drejtoria e Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB), Përfaqësuesit nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe përfaqësues nga institucionet e ndryshme të Kosovës. (Hotel “Garden”, Prishtinë) 

 

Të ngjashme