Lajme
Çka dihet rreth tragjedisë në Podujevë ku babai dyshohet se vrau me armë zjarri djalin e tij
Demokracia
07:40 | 14 Qershor 2022

Share:

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Peran të Podujevës, ku prindi N. Ismajli dyshohet se ka vrarë djalin e tij E.Ismajli.

Sipas raportimeve të mediave motivi i kësaj vrasje lidhet me një mosmarëveshje mes tyre për një pronë, shkruan Gazeta Express.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Demokracia.com se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në media u publikuan edhe fotografitë e të riut E.Ismajli, i cili mbeti i vrarë dhe babait të tij, dorasit N.Ismajli.

LEXO EDHE

Ngjarja tragjike në Podujevë| Çfarë kishte ndodhur mes babait dhe djalit që çoi në vrasje

Të ngjashme